top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SPAK-u DËRGOI NË GJYQ PENAL AKTET PROCEDURIALE PENALE TË DOSJES SË KODUAR “TOYOTA AURIS” | AUREL ZARKA; ERIONA DAUPAJ; RADOVAN ÇELA; ASTRIT VLADI.

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dërgoi në gjyq penal aktet proceduriale penale të dosjes së koduar “Toyota Auris”.

 

Të përfshirë në këtë dosje janë ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Eriona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe z. Astrit Vladi.

 

Të pandehurit akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve dhe lehtësuar të akuzuarit e dosjes së parë, të grupit që po kontrabandonte nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 3.4 mln euro të thata (cash), para që erdhën të futura në thasë e të fshehura në automjete “Toyota Yaris”, që importoheshin dhe shiteshin në tregun e lirë.

 

SPAK-u i akuzon po ashtu edhe për favorizim të z. Sul (Suel) Çela për t’i çliruar pasuritë materiale të sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

 

Hetimet penale ndaj tyre nisën mbi bazën e të dhënave nga platforma e koduar “Skycc”, që autoritetet franceze i vendosën në dispozicion SPAK-ut.

 

Gjatë hetimeve penale paraprake u zbuluan komunikimet e të pandehurve.

 

Gjithashtu u pyetën dhe një numër i lartë gjyqtarësh e prokurorësh, si dhe njerëz të politikës, të cilët, përmendeshin në komunikimet mes të pandehurve, por ndaj tyre nuk janë gjetur prova me qëllim që të ngriheshin akuza penale.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page