top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPAK-u FTON QYTETARËT TË DENONCOJNË KRIMET ZGJEDHORE | DEMOKRACIA KALON NGA VOTA E LIRË; JO NGA VOTA E MENAXHUAR NGA AGJENTURA E KRIMIT ORDINER.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 8
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kur na ndajnë edhe dy muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë krimet zgjedhore, përmes një platforme online.

 

Prokuroria e Posaçme në rubrikën “Denonco krimin zgjedhor”, i kushton prioritet hetimit penal dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor.

 

Në këtë faqe të posaçme, shpjegohet se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.

 

Pasi klikon: “Denonco krimin zgjedhor”, së pari duhen shkruar emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe qendra e banimit, të dhëna që nuk i mëson askush tjetër veç Prokurorisë së Posaçme.

 

Në vijim duhet të klikosh nëse po denoncon një grup kriminal apo organizatë të përfshirë në krim zgjedhor dhe jo vetëm.

 

Në këtë skedë përfshihet edhe kategoria e zyrtarëve më të lartë që mund të denoncohen nëse dispononi të dhëna, dyshime dhe indicie duke nisur sipas kompetencave që ka SPAK-u.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page