SPAK-u I SEKUESTROI 90 PASURI MATERIALE DHE JO MATERIALE GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL KU BËN PJESË KRISTO QIRICI + TË TJERË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 6
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) sekuestro nëntëdhjetë (90) pasuri të patundshme të një grupi të strukturuar kriminal të lidhur me trafiqe drogërash.
PAsuritë ishin në emër të z. Kristo Qirici dhe tre punonjësve të Policisë së Shtetit, z. Ervis Alisinanaj, z. Shkëlzen Ruska, dhe z. Erdit Harizaj.
Z. Kristo Qirici është vëllai i biznesmenit Edmond Papa, i cili, u vra në Tiranë, në muajin dhjetor të vitit 2022.
Z. Qirici konsiderohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal ku bën pjesë z. Eldjan Alushi dhe z. Shkëlzen Kraja.
SPAK-u zbuloi grupin e strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës pasi u zbërthye platforma e koduar Sky ECC.
19 llogari bankare, 2 hotele, dhjetra biznese dhe apartamente, garazh, tokë truall, u vunë nën sekuestro (“Vila Elitare” + “Vila Standart” në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë në pronësi të z. Shkëlzen Kraja.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments