top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SPAK-u MBYLLI HETIMET PENALE PARAPRAKE PËR DY TENDERA DHE ÇOI NË GJYQ PARAPRAK ISH-ZYRTARËT E BASHKISË TIRANË NË KUADËR TË DOSJES “5D” | EMRAT E TYRE 1 PËR 1.

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se është provuar fakti penal se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila, është zotëruar në mënyrë indirekte nga z. Redi Molla dhe z. Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

 

Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili, ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.

 

Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), si dhe me të pandehurin Kristo Zhulati në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar në datën 01.10.2019.

 

Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75/2 datë 02.12.2024 dhe nr.75/3 datë 02.12.2024, të rregjistruara për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim.

 

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këto procedime penale janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

 

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të zhvilluar në datën 09.12.2020.

 

Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve, është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.

 

Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.

 

Së dyti, nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), si dhe me të pandehurin Kristo Zhulati në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar në datën 01.10.2019.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page