SRI LANKA: DHËMBI I BUDËS DO TË SHFAQET PËR HERË TË PARË PAS 16 VITESH | 2 MILIONË BESIMTARË PRITET TA SHOHIN NË 10 DITËT E ARDHSHME | 10 MIJË OFICERË PËR TË MBROJTUR BESIMTARËT NGA AKTET E TERRORIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Dehli i Ri, Indi | Dhjetëra mijëra pelegrinë u dyndën në tempullin më të rëndësishëm budist të Sri Lankës në Kandi sot, në ditën e parë të ekspozimit të një relike të famshme që i atribuohet Budës.
Dhëmbi, i cili, besohet të jetë kani i djathtë i Budës, po shfaqet për herë të parë në gjashtëmbëdhjetë vjet dhe do të qëndrojë i ekspozuar deri më 27 prill të vitit 2025.
Të paktën 10000 oficerë policie janë dërguar në qytet, në qendër të ishullit, për të mbrojtur tempullin, i cili, në vitin 1998 pësoi një sulm terrorist nga Tigrat Tamil, i cili, rezultoi në 16 të vdekur.
Autoritetet presin që të paktën dy milionë besimtarë të dynden në Kandi në dhjetë ditët e ardhshme, krahasuar me një milion në vitin 2009, vitin e ekspozitës së fundit.
Shkollat janë mbyllur në të gjithë rajonin për të akomoduar ushtrinë e dërguar për të përforcuar forcat e sigurisë.
Që në orët e para të mëngjesit, radha e njerëzve që prisnin të pranoheshin në tempull ishte kilometra e gjatë.
Kandi, i cili, ndodhet 112 kilometra në verilindje të kryeqytetit Kolombo (Colombo), i përket Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments