top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“SST” PO SHTOHEN NGA DITA NË DITË | SHKAK KURVËRITË DHE JETA E SHTHURUR ME ALKOOL E DROGËRA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 22, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Marrëdhëniet e rastësishme seksuale, jeta e shthurur e të rinjve nëpër lokale dhe klube, nën efektin e drogërave dhe të pijeve alkoolike, krijimi i njohjeve për kontakte seksuale të rastësishme kryesisht në rrjetet shoqërore virtuale, e thënë më shqip, kurvëria, ka krijuar kushtet dhe rrethanat për përhapjen e Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme.

Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme (SST) janë sëmundje me pasoja të rënda shëndetësore, jo vetëm për individin, por, edhe për shoqërinë.

Gjatë vitit 2023, u shtuan 30 raste të reja me sifiliz, dhe kjo jo vetëm te grupet e riskut, që janë ato grupe shoqërore që praktikojnë raportet homoseksuale, por, edhe ato grupe shoqërore që praktikojnë raportet e natyrshme seksuale, heterogjenet.

Midis grupeve të lartpërmendur janë evidentuar clamidia, gonorea, mycoplasma.

SST nëse diagnostikohen herët mund të mjekohen, por, në rastet e vajzave shtatzëna, ndikojnë në keqfomime të fetusit apo abort.

SST raportohet se po rriten në të gjithë Europën, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri nuk ka publikuar asnjë raport në lidhje me këtë problematikë, përveç alarmit që japin mjekët kurajozë infeksionistë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page