top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STACIONI NDËRKOMBËTAR I HAPËSIRËS PËSOI DEFEKT | ASTRONAUTËT I KA KAPUAR FRIKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 10, 2023
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Frikë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Agjencia ruse Roscosmos ka raportuar një rrjedhje të ftohësit në sistemin e saj të ftohjes.


Vlerësimet teknike të defektit, që ka të bëjë me modulin rus Naruka, janë ende duke u ekzaminuar, por, për momentin, duket se ekuipazhi nuk është në rrezik.


Aktualisht ka astronautë amerikanë, rusë, japonezë dhe danezë në bordin e ISS.


Është defekt i tretë që lidhet me rrjedhjen e ftohësit. Dhjetorin e kaluar, një mosfunksionim i ngjashëm detyroi Roscosmos të dërgonte një anije të re në ISS për të sjellë në shtëpi dy astronautë rusë dhe një amerikan, të cilët, e zgjatën qëndrimin e tyre në hapësirë ​​me më shumë se një vit.


Me atë rast, me uljen e kapsulës Soyuz MS-23, z. Frank Rubio kishte vendosur një rekord të ri për kohën në hapësirë ​​për Shtetet e Bashkuara, me 371 ditë në orbitë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page