STRUKTURAT E POSAÇME TË POLICISË SË SHTETIT KRYEN KONTROLLE NË SHKODËR NË KUADËR TË ARRESTIMIT TË SUBJEKTEVE KRIMINALË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 18
- 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit kryen sot në orën 05:00 të mëngjesit një aksion në disa zona në qytetin e Shkodrës.
Aksioni policor u krye për kapjen e subjekteve në kërkim policor, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje kriminale (edhe në masakrën e Dobraçit).
SPAK urdhëroi arrestimin e 4 personave të dyshuar për përplasjen me armë në Bushat të Shkodrës, ngjarje e ndodhur 23 gusht të vitit 2024.
Iu kumtuan akuza penale z. Izmir Sakica dhe z. Samuel Troshani (të cilët, u vetëdorëzuan pak javë më parë në policinë vendore të Shkodrës), sepse, ata ishin në kërkimin policor të akuzuar si ushtrues dhune fizike ndaj z. Vladimir Bruçi.
Ata u njoheën janë njohur me akuzat e reja penale, të cilat, lidhen me krijimin e kushteve për të kryer vrasje dhe për krijimin e grupit të strukturuar kriminal.
Për arrestimin e dy subjekteve të tjerë, për të cilët janë firmosur urdhër arreste, strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit (RENEA) ndërmorën aksionin policor në Dobraç dhe zona të tjera të Shkodrës.
Kontroll u ushtrua edhe në banesat dhe bazat e grupit kriminal Bajri, përfshirë dhe shtëpinë e z. Safet Bajri.
Nga hetimet penale paraprake të SPAK-ut rezultoi se mbasditen e 23 gushtit të vitit 2024, në fshatin Rranxa, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës, z. Izmir Sakicaj, z. Samuel Troshani bashkë me subjekte kriminalë të tjerë janë përplasur me armë me z. Andrea Prendi dhe me z. Aleksandër Prendi.
I pranishëm dyshohet se ishte edhe z. Safet Bajri, i cili, udhëtonte me automjet të blinduar.
Z. Sakica dhe z. Troshani kanë ngritur pretendime se ishin viktima të një sulmi me armë zjarri.
Nga akti i ekspiretimit rezultoi se z. Samuel Troshani kishte kryer qitje me armë atë ditë, për shkak se në dorën e tij u gjetën gjurmë baruti.
Grupi i strukturuar kriminal ku bën pjesë z. Izmir Sakica, z. Asmer Bilali dhe pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal Bajri janë nën hetim penal të karakterit paraprak edhe për një ngjarje kriminale të ndodhur në datën 30 tetor të vitit 2024 në Dobraç.
Atje u vranë me armë zjarri z. Hamza Lici dhe z. Arlind Bushati.
Të vdekur gjithashtu mbetën edhe një çift bashkëshortësh, z. Bashkim Basha dhe znj. Flutura dhe Bashkim.
Ata udhëtonin me motomjet kur u përplasën nga një automjet (dyshohet ai i viktimave).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare