top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

STRUKTURAT PËRGJEGJËSE KONFISKUAN PASURITË MATERIALE TË ISH-MINISTRIT LEFTER KOKA DHE TË MIKLOVAN XHAFËS AGIM SEFERIT, ARBËR DENIZIT DHE MATEO RUSTANIT.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse konfiskuan 5 shoqëri tregtare, njera prej te cilave me  88.19% të aksioneve në pronësi të z. Lefter Koka, me vlerë 244 442 972 lekë.

 

U konfiskuan gjithashtu edhe 8 apartamente dhe truall me sipërfaqe prej 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.

 

Pasuritë materiale të konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

 

Z. Lefter Koka, z. Miklovan Xhafa, z. Agim Seferi, z. Arbër Denizi dhe z. Mateo Rustani jane të dënuar për inceneratorin e Elbasanit.

 

Njoftim | Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe të 5 shoqërive tregtare, në pronësi të shtetasve L. K., M. Xh., A. S., A. D. dhe M. R., konkretisht:

 

-88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit L. K., në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë;

 

-1 njësi me sipërfaqe 206 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 20 857 500 lekë;

 

-1 njësi me sipërfaqe 22.8 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 2 308 500 lekë;

 

-1 njësi me sipërfaqe 68 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 6 885 000 lekë;

 

-1 apartament me sipërfaqe 82 m2, me vlerë rreth 5 535 000 lekë;

 

-1 apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë rreth 7 425 000 lekë;

 

-1 apartament me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 5 872 500 lekë;

 

-1 apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë rreth 5 670 000 lekë;

 

-1 apartament me sipërfaqe 81 m2, me vlerë rreth 5 467 500 lekë;

 

-1 apartament me sipërfaqe 116 m2, me vlerë rreth 7 830 000 lekë;

 

-1 apartament me sipërfaqe 94 m2, me vlerë rreth 6 345 000 lekë;

 

-1 apartament me sipërfaqe 135 m2, me vlerë rreth 9 112 500 lekë;

 

-pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.

 

Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page