top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STUDENTËT E UNIVERSITETIT HOLLANDEZ SHPIKËN MAKINËN ME RREZE DIELLORE | ATA SHQIPTARË PO SHPIKIN ...

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18, 2023
  • 1 min read

Eindhoven, Vendet e Ulëta | E para në llojin e vet, një automjet me energji diellore ka përfunduar një testim prej 1000 km, i cili u krye në Marok dhe në Sahara.


Automjeti i quajtur “Stella Terra” me dy vende, e projektuar nga studentë në Universitetin e Teknologjisë së Eindhoven-it, përfundoi udhëtimin nëpër terrene të vështira, në kuadër të një testi përfundimtar.


Automjeti harxhon energjinë e ofruar nga panelet e shumta diellore në çatinë e tij.


Ai ka një shpejtësi maksimale prej 145 km në orë, peshon 1200 kg (1.2 ton), dhe kap një distancë prej të paktën 710 km në një vend me diell.


Z. Uis Bos (Wisse Bos), menaxher i ekipit të Solar Team Eindhoven, tha se teknologjia e përdorur, duke plotësuar një kornizë të lehtë me panele diellore shumë efikase, ishte një dekadë përpara çdo gjëje në treg.


Në garë me studentët e universitetit hollandez janë vënë studentët e universiteteve shqiptare, të cilët, gjer më tash, kanë arritur të shpikin torbën dhe grazhdin e gomarit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page