STUDIMI I GJOKSIT PO SHËRBEN PËR TË NJOHUR SËMUNDJET KRONIKE DHE MOSHËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 26, 2023
- 1 min read

Tokio, Japoni | Një sistem japonez i Inteligjencës Artificiale (AI) përdor të dhëna me rreze X, për të mbledhur informacione të vlefshme për pacientët.
Rrudhat e fytyrës, dhe flokët gri, janë dy nga shenjat më të dukshme të plakjes, por, nuk janë të vetmet. Ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti Metropolitan i Osakës në Japoni, i publikuar në revistën Lancet Health Longevity.
Sipas studiuesve, radiografia e gjoksit mund të jetë gjithashtu një tregues i saktë i moshës kronologjike. Jo vetëm kaq: ky lloj ekzaminimi jep edhe indikacione të paçmuara për identifikimin e hershëm të sëmundjeve të ndryshme kronike të gjoksit, si hipertensioni.
Studiuesit zhvilluan një sistem të inteligjencës artificiale, që analizoi miliona pika të dhënash të mbledhura nga 67099 rreze X të gjoksit të 36051 njerëzve të shëndetshëm.
Sistemi, ishte në gjendje të vlerësonte moshën e njerëzve me një nivel shumë të lartë saktësie, pikërisht, përmes këtyre të dhënave.
Në të njëjtën kohë, algoritmi identifikoi gjithashtu një sërë sëmundjesh kronike që prekin gjoksin, si hipertensioni, hyperuricemia, dhe sëmundjet kronike obstruktive pulmonare.
Mosha e dukshme e bazuar në rrezet X të gjoksit mund të pasqyrojë me saktësi kushtet shëndetësore përtej moshës kronologjike, tha autori i studimit, Yasuhito Mitsuyama.
Qëllimi ynë është të zhvillojmë më tej këtë hulumtim, dhe ta zbatojmë atë për të vlerësuar ashpërsinë e sëmundjeve kronike, për të parashikuar jetëgjatësinë, dhe për të parashikuar komplikimet e mundshme kirurgjikale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Hozzászólások