top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STUDIMI I RI PARASHIKON SE PLANETI TOKË PAS 250 MILIONË VITESH DO TË JETË I PABANUESHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Një studim i ri shkencor, i cili u krye duke përdorur modele klimatike nga superkompjutera, parashikon se ngrohja ekstreme globale mund ta bëjë Tokën të pabanueshme për gjitarët, përfshirë njerëzit, në 250 milionë vjet. Studimi sugjeron se temperaturat mund të rriten në 70°C (158°F), duke bërë që kontinentet të bashkohen në një superkontinent jo mikpritës. Ky skenar do të rezultojë nga rritja e shkëlqimit diellor, dhe emetimeve masive të dioksidit të karbonit, nga shpërthimet vullkanike. Kushtet e tilla do ta bënin 84-92% të superkontinentit të parashikuar të pabanueshëm, për shkak të nxehtësisë dhe lagështisë ekstreme. Studimi thekson urgjencën e adresimit të krizave aktuale të klimës, dhe arritjes së menjëhershme të emetimeve neto zero. Ndërsa ne po parashikojmë një planet të pabanueshëm në 250 milionë vjet, sot po përjetojmë tashmë nxehtësi ekstreme që është e dëmshme për shëndetin e njeriut”, tha bashkëautorja Dr Eunice Lo, nga Universiteti i Bristol. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page