STUDIMI SUEDEZ POHOI SE DRONËT JANË MË EFEKTIVË AMBULANCAT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 27, 2023
- 1 min read

Suedi | Studiuesit nga Instituti Karolinska kanë zbuluar se dronët e pajisur me defibrilatorë të jashtëm të automatizuar (AED) mund të arrijnë pacientët në arrest kardiak më shpejt se ambulancat.
Në më shumë se gjysmën e rasteve, dronët ishin tre minuta përpara automjeteve, dhe në shumicën e rasteve, AED përdorej për të parandaluar përkeqësimin ose vdekjen.
Studimi, i kryer në bashkëpunim me Region Västra Götaland, SOS Alarm, dhe operatorin e dronëve Everdrone, përfshiu shpërndarjen e AED-ve përmes dronëve në 55 raste të arrestit të dyshuar kardiak, me një kohë mesatare prej 3 minuta e 14 sekonda.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
コメント