top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STUDIUESIT NGA QKKSH E FRANCËS KANË ZBULUAR MBETJET E NJË QYTETI TË MADH ANTIK NË AMAZONË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 20, 2024
  • 1 min read
studimi francez amazonë

Paris, Francë | Duke përdorur teknologjinë më të fundit të hartës lazer LIDAR, studiuesit nga Qendra Kombëtare e Kërkimeve Shkencore të Francës (CNRS), kanë zbuluar mbetjet e një qyteti të madh antik, në Amazonë.

Pamjet e detajuara me lazer ekspozuan rrjete komplekse rrugësh, platformash dhe sheshesh, që rivalizojnë ato të qytetërimit Maja.

Strukturat e fshehura datojnë 2500 vjet më parë, dhe përfaqësojnë urbanizmin më të hershëm, dhe më të madh agrar, me densitet të ulët, të dokumentuar në Amazonë.

Zbuluar në Luginën Upano të Ekuadorit, gjetjet sfidojnë paragjykimet për historinë e rajonit, dhe sugjerojnë një popullsi prej dhjetëra mijërash.

Studimi, i botuar në revistën Shkenca (Science), thekson rëndësinë e riinterpretimit të trashëgimisë kulturore të botës amazoniane.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page