STUDIUESIT PRETENDOJNË SE KANË ZHVILLUAR NJË QASJE TË RE PËR KORRIGJIMIN E GABIMEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 1, 2024
- 1 min read
Paris, Francë | Studiuesit në Laboratorin Kombëtar të Kërkimeve Franceze INRIA dhe zhvilluesi i harduerit me bazë në SHBA, Alice & Bob pretendojnë se kanë zhvilluar një qasje të re për korrigjimin e gabimeve, që mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e kubitëve fizikë të nevojshëm për llogaritjen kuantike të besueshme.
Duke kombinuar kodet njëdimensionale të korrigjimit të gabimit, dhe kontrollet e barazisë me densitet të ulët (LDPC), ekipi arriti një përmirësim të rëndësishëm, duke pretenduar aftësinë për të ekzekutuar algoritmin e Shor-it me më pak se 100000 kubit fizikë.
Është një përmirësim 200-fish krahasuar me qasjet e mëparshme që kërkonin 20 milionë kubit.
Reduktimi i shpenzimeve të korrigjimit të gabimeve, mund t'i bëjë kompjuterët kuantikë më realistë, për sa i përket kohës, kostos, dhe konsumit të energjisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments