Berlin, Gjermani | Stuhia e fortë gjeomagnetike që filloi në orën 17:15 me orën shqiptare më 10 tetor është ende duke u zhvilluar.
Në atë kohë nxjerrja e masës koronale ose Cme mbërriti në Tokë me një shpejtësi prej gati 2.5 milionë kilometrash në orë.
Stuhia gjithashtu i tejkaloi parashikimet në lidhje me intensitetin e saj.
Fillimisht, Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor e agjencisë amerikane Noaa hipotezoi klasën G4, e dyta më intensive në një shkallë që varion nga G1 në G5, por në vend të kësaj duket se ka arritur nivelin maksimal.
“Sipas indeksit të përllogaritur në Institutin e Gjeofizikës të Universitetit të Göttingen-it në Gjermani, i cili është më i saktë se ai i përdorur nga NOAA pasi bazohet në intervale prej vetëm 30 minutash në vend të atij prej 3 orësh, stuhia gjeomagnetike që po ndodh aktualisht madje mund të ketë tejkaluar nivelin që korrespondon me G5”, tha Mauro Messerotti, profesor i meteorologjisë hapësinore në Universitetin e Triestes.
Megjithatë, është e pamundur të parashikohet se kur do të përfundojë stuhia.
“Majin e kaluar zgjati rreth 1 ditë e 15 orë - komenton Messerotti - kështu që edhe kjo mund të kalojë 24 orë”.
Ata që prisnin spektaklin e aurorave edhe në gjerësi të ulët gjeografike nuk mbetën të zhgënjyer: gjatë natës, në fakt, ato u panë në shumë vende italiane, jo vetëm në veri, por edhe në qendër e në jug.
Megjithatë, efektet e stuhisë mund të kenë shkaktuar probleme shtesë në zonat e prekura nga uragani Milton, të tilla si ndërprerje në sistemet e komunikimit që varen nga satelitët e orbitës së ulët të Tokës, shqetësime në sistemet e navigimit të përdorura nga reaguesit e urgjencës dhe stres shtesë në rrjetet ekzistuese të energjisë të dobësuar nga kalimi i uraganit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments