Romë, Itali | Blitz i ri nga subjekti politik italian Lidhja (Lega) në një konteks antivaks: me një amendament, të nënshkruar nga anëtari i Ligës së Veriut, Klaudio Borxhi (Claudio Borghi) dhe i propozuar për dekretin e listës së pritjes që po shqyrtohet nga Senati, kërkohet anulimi i detyrimit të vaksinimit për të miturit deri në 16 vjeç vjeç dhe të miturit e huaj të pashoqëruar.
Në veçanti, vaksinat kundër fruthit, rubeolës, shytave dhe lisë së dhenve nuk duhet të jenë më të detyrueshme, por vetëm të rekomandohen, ndryshe nga sa parashikon ligji i vitit 2017.
Një kërkesë tjetër është që të lejohen të regjistrohen në çerdhe fëmijët që nuk janë vaksinuar për ato sëmundje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments