SUDANI NJOHU ZYRTARISHT KOSOVËN SI SHTET TË PAVARUR | LAJMIN E DHA PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 12
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se shteti i Sudanit ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur e sovran.
“Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, shkroi presidentja Osmani në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント