SUEDI: TRE TË VDEKUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË UPSALË (UPPSALA) | NJË OPERACION I MADH POLICOR ËSHTË NË ZHVILLIM E SIPËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Stokholm, Suedi | Tre të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Upsalës (Uppsala) - një qytet universitar 70 km në veri të Stokholmit.
Alarmi u dha pak pas orës 5 pasdite pas disa raportimeve. Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në vendngjarje.
Dëshmitarët që folën për stacionin publik radiofonik të Suedisë, “Sveriges Radio”, thanë se dëgjuan të shtëna me armë pranë një berberhaneje në një shesh qendror, jo shumë larg stacionit të trenit.
Mediat lokale raportuan se disa ambulanca ishin në vendngjarje dhe policia konfirmoi se kishte persona të plagosur, megjithëse detajet mbi gjendjen e tyre nuk dihen ende.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

تعليقات