Stokholm, Suedi | Pesë personat e arrestuar dje në Suedi pas vrasjes të mërkurën të z. Saluan (Salwan) Momika, refugjatit irakian që dogji publikisht kopjet e Kuranit në vitin 2023, janë liruar.
Këtë e ka bërë të ditur prokurori përgjegjës për hetimin.
“Dyshimet janë zbutur dhe nuk shoh më asnjë arsye për t'i mbajtur këta persona të arrestuar”, tha prokurori Rasmus Öman në një deklaratë, duke shtuar megjithatë se dyshimet për të pestë nuk janë përjashtuar plotësisht dhe se hetimi penal është në vazhdim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments