SUEDI: VJEN NË TREG MAKINA MË E VOGËL NË BOTË ME PESHË 449 KG | 10 MIJË $.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 12, 2023
- 1 min read

Suedi | Startupi suedez Luvly ka prezantuar Luvly O, një makinë kompakte elektrike me dy vende, e cila, mund të dërgohet në formë paketë të sheshtë.
Me peshë 449 kg, mikromakina ofron një distancë prej 62 miljesh, dhe një shpejtësi maksimale prej 60 miljesh.
Ndërsa mund të transportohet në një gjendje të çmontuar, duhet të montohet në një fabrikë makinash përpara dorëzimit te klientët, për shkak të standardeve dhe rregulloreve të sigurisë.
Luvly synon të sigurojë përballueshmërinë, me një çmim të pritshëm prej 10500 dollarësh, kur të bëhet i disponueshëm vitin e ardhshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments