SUEDIA NËN VALËN E ZYMTË TË AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 19, 2023
- 5 min read

Stokholm, Suedi | Më 15 tetor 2023, mijëra ndjekës të 5iftyy, një reper suedez, u akorduan në kanalin e tij në Instagram, për atë që ai tha se do të ishte një transmetim i rëndësishëm, i drejtpërdrejtë.
Ata e gjetën veten duke parë një burrë me mjekër, duke tundur një armë atumatike krahu (ak-47), të veshur me ar, ndërsa ofendonte anëtarët e bandës rivale, të mbështetur nga tre banditë me pushkë dhe me kapuçër.
Burri me armën e artë ishte Mustafa “Benzema”, Aljiburi, një anëtar drejtues i një rrjeti suedez të narkotikëve, të njohur si Foxtrot.
Z. Aljiburi besohet se jeton në Irak. Ai organizoi paraqitjen për të hedhur poshtë thashethemet për vdekjen e tij, dhe për të kërcënuar armiq të ndryshëm, duke përfshirë një prokuror suedez.
Transmetimi i drejtpërdrejtë dukej qesharak, por kërcënimet ishin serioze.
Për vite Suedia ka vuajtur nga shkalla e lartë e dhunës së lidhur me bandat, por, për dy vitet e fundit, ajo ka qenë e pamëshirshme.
Në dhjetë muajt e parë të vitit në Suedi kanë ndodhur 324 të shtëna me armë zjarri, 48 prej tyre fatale.
Shkalla e krimeve me armë, është disa herë më e lartë, se ajo në vendet fqinje.
Bandat kanë sulmuar shtëpitë e rivalëve me granata dore dhe dinamit; ka pasur 139 shpërthime këtë vit.
Qeveria po ashpërson me furi ligjet, dhe po rrit buxhetin e saj të zbatimit të ligjit, por, ajo është prapa kurbës.
“Duhet ta kishim parë këtë, dhe të kishim marrë këto masa të paktën dhjetë vjet më parë”, thotë z. Daniel Bergstrom, një këshilltar i ministrit suedez të drejtësisë.
Vala aktuale e dhunës është nxitur kryesisht nga grindjet që përfshijnë Foxtrot.
Banda e ka marrë emrin nga lideri i saj, Rawa Majid, një 37-vjeçar kurdo-suedez. (“Rawa” tingëllon si räv, suedisht për dhelpër.)
Z. Majid emigroi nga Iraku, me nënën e tij si fëmijë, dhe u rrit në Uppsala, një qytet rreth 70 km në veri të Stokholmit.
Gjatë viteve të fundit, thotë policia, ai e ka kthyer Foxtrot në shpërndarësin më të madh të narkotikëve të paligjshëm në vend, duke bashkuar konkurrentët ose duke sekuestruar territorin e tyre.
Ai tani i drejton këto përpjekje nga Turqia, ku u transferua pas përfundimit të një burgu, për akuzat e drogës në Suedi në vitin 2018.
Në përgjithësi, Suedia mbetet një vend relativisht i sigurt, dhe zonat ku zhvillohen konfliktet vështirë se duken si lagje të varfra të mbushura me krime.
Skarpnack, një periferi në jug të Stokholmit, që ka parë disa të shtëna dhe bombardime, është një lagje e rregullt me banesa dhe kopshte të ulëta.
Në një mbledhje të fundit të këshillit të qytetit në kulturhus (qendra e komunitetit), aktivistët e komunitetit u kërkuan anëtarëve të këshillit për strehimin me të ardhura të përziera, dhe u lutën për ruajtjen e një kolonie lakuriqësh nate në një park lokal.
Por bisedat shpejt u kthyen në shqetësime sigurie. “Ne patëm disa të shtëna në fillim të vitit 2022, që na zgjuan vërtet”, thotë znj. Monika (Monica) Lovstrom, një anëtare e këshillit të qytetit.
Këtë vit ka pasur tre shpërthime në rreth; njëri më 19 gusht 2023 shpërtheu shkallët e një pallati.
Bandat shpesh përdorin bomba si një paralajmërim dhe asnjë nga ata në Skarpnack nuk vrau askënd. (I vetmi dëm fatal nga bombardimet në Suedi këtë vit ishte një kalimtar 25-vjeçar.)
Por në fillim të shtatorit, një djalë 13-vjeçar, nga një nga zonat më të pasura, dhe më të sigurta të distriktit, u gjet në një pyll në jug të qytetit, i qëlluar me armë zjarri, në kokë.
Prokurorët nuk kanë dhënë detaje, por, thonë se vrasja ishte e lidhur me bandat.
Për shkak se mosha minimale e përgjegjësisë penale është 15 vjeç, bandat po rekrutojnë adoleshentë gjithnjë e më të rinj si korrierë droge, dhe herë pas here, edhe si vrasës.
Policia thotë se një pjesë e rekrutimit ndodh përmes aplikacioneve që shërbejnë për kryerje bisedash.
Fëmijët e moshës shkollore ndjekin llogaritë që postojnë lista detyrash dhe çmimesh.
Zakonisht, ata japin drogë; shumë rrallë, atyre mund t'u jepet një armë dhe një përshkrim i një objektivi. Pa asnjë trajnim, ata ka të ngjarë të humbasin.
Politikisht, vala e krimit është e vështirë për qeverinë. Z. Ulf Kristersson, kryeministri i qendrës së djathtë, udhëhoqi partinë e tij të Moderatës në pushtet, në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke fajësuar dhunën e bandave te socialdemokratët e qendrës së majtë, të cilët, i kishin drejtuar gjërat që nga viti 2014.
Votuesit konservatorë presin që një kabinet i krahut të djathtë të trajtojë krimin, aq më tepër, që varet nga mbështetja e demokratëve suedezë anti-emigrantë të së djathtës.
Qeveria me të vërtetë i ka zgjatur dënimet penale, megjithëse, shumë prej tyre, janë ende më të shkurtra, se ato në vendet e tjera të Evropës veriore.
Z. Kristersson thotë se dëshiron të miratojë dënimet daneze për krimet suedeze, një shenjë për rregullat më të ashpra të Danimarkës (për shembull, dyfishimi i dënimeve për krimet e kryera si pjesë e një bande).
Po ashtu ai, po i jep më shumë kompetenca policisë.
Një ligj që hyri në fuqi më 1 tetor 2023, i lejon ata të kërkojnë mbikëqyrje elektronike, bazuar në provat se objektivi është i përfshirë në veprimtari kriminale të organizuar; më parë ata duhej të ishin të lidhur me një krim specifik.
Disa parti kanë pasur ide më pak praktike. Demokratët suedezë kanë sugjeruar që fëmijët deri në 13 vjeç duhet të përballen me dënime të të rriturve për krime të rënda, duke përfshirë burgimin e përjetshëm, dhe që anëtarët e bandës me prejardhje josuedeze të dëbohen.
Udhëheqësi i socialdemokratëve hodhi idenë e përdorimit të ushtrisë – megjithëse nuk është e qartë se çfarë mund të bënte për adoleshentët që bashkohen me bandat.
Të tjerë mendojnë se fokusi ekskluziv në zbatimin është dritëshkurtër. “Duhet të fokusohemi në luftimin e përkeqësimit të vlerave të të rinjve”, thotë z. Jan Jonsson, nënkryetar i bashkisë së Stokholmit, dhe ish-drejtor shkolle në një lagje të vështirë.
Ai dëshiron të mësojë moralin qytetar në mënyrë sistematike në shkolla, dhe të rrisë fondet, për qendrat e paraburgimit të të miturve, ku mbahen kriminelët e rinj.
Kjo mund të duket e pamundur të japë fryte së shpejti. Por, frenimi i dhunës së bandave, përmes zbatimit të ligjit, do të jetë gjithashtu një pengesë e vështirë.
Shumë nga figurat kryesore të rrjeteve kriminale si ai i z. Majid, jo vetëm në Suedi - në fund të tetorit pesë persona lidhur me Foxtrot, përfshrë 5iftyy, u arrestuan në Tunizi, dhe më 31 tetor 2023, një tjetër burrë i raportuar se ishte anëtar i Foxtrot-it, u vra në Sarajevë.
Siç e di mirë policia, në një luftë droge, sukseset janë zakonisht të përkohshme.
Në vitin 2020, policia holandeze dhe franceze thyen një rrjet të koduar të quajtur Encrochat, të cilin, rrjetet e drogës, e kishin përdorur për të komunikuar.
Prokurorët suedezë përdorën provat për të dërguar në burg dhjetëra figura nga bandat e atëhershme dominuese, si Bandidos dhe Satudarah.
Efekti, sipas z. Sund, detektiv, ishte hapja e territorit për dikë të ri. “Disa vjet më vonë. Foxtrot-i, po drejton shfaqjen.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios