SULM ME BOMBË PRANË ZYRAVE TË KOMPANISË HEKURUDHORE NË ATHINË (HELLENIC TRAIN) | NË SHENJË HAKMARRJE NDAJ DHJETËRA TË VDEKURVE NË AKSIDENTIN HEKURUDHOR TË VITIT 2023.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 1 min read

Athinë, Greqi | Një bombë shpërtheu të premten jashtë zyrave të kompanisë “Hellenic Train”, në Athinë.
Ajo është kompania kryesore hekurudhore e Greqisë. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar.
Policia rrethoi zonën, përgjatë një rruge kryesore në kryeqytetin grek, ku banorët thanë se një shpërthim i fuqishëm kishte ndodhur të premten mbrëma.
Mediat lokale thanë se një gazetë dhe një faqe interneti lajmesh kishin marrë një telefonatë anonime pak para shpërthimit, duke paralajmëruar se një bombë ishte vendosur jashtë zyrave të kompanisë hekurudhore.
Shpërthimi vjen mes zemërimit të gjerë të publikut për një fatkeqësi të madhe hekurudhore në vitin 2023, në të cilën, dhjetëra njerëz u vranë kur një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh që shkonte në drejtime të kundërta u futën aksidentalisht në të njëjtët binarë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários