SULM NË NJË XHAMI NË KAN JUNIS (KHAN YOUNIS).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 6
- 1 min read

Gazë | Transmetuesi Al Jazeera raporton se avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar një xhami në qendër të Kan Junisit (Khan Younis), në Rripin jugor të Gazës.
Në të njëjtën kohë, agjencia palestineze e lajmeve Quds News Network raporton se nëntë persona - përfshirë një fëmijë - u vranë në dy sulme të veçanta nga ushtria izraelite (IDF) në Rripin e Gazës.
Sipas këtij burimi, të paktën tetë persona vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosën në një bastisje në një shtëpi në Kan Junis (Khan Younis), ndërsa një fëmijë u vra në një bombardim të një shtëpie në lagjen Zeitun (Zeitoun), të qytetit të Gazës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios