SULM TERRORIST NË TEL AVIV | 3 BOMBA SHPËRTHYEN; 2 JO | ALARM NË IZRAEL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 20
- 1 min read

Tel Aviv, Izrael | Një bombë e pashpërthyer prej pesë kilogramësh u gjet në një nga autobusët në të cilin u gjet eksploziv në zonën Bat Jamit (Yam), afër Tel Avivit. Bagazhi në të cilin ishte fshehur përmban shkrime në arabisht.
Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga transmetuesi televiziv “Channel 12”, pesë mjetet shpërthyese (3 të shpërthyera dhe 2 të pashpërthyera) ishin të pajisura me kohëmatës dhe të gjitha shpërthimet duhej të ndodhnin njëkohësisht.
Ky është një sulm strategjik terrorist.
“Kryeministri Benjamin Netanjahu po merr përditësime të vazhdueshme mbi incidentet dhe së shpejti do të bëjë një vlerësim të situatës së sigurisë”, tha zyra e kryeministrit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments