Romë, Itali | Me dhjetëra faqe zyrtare në itali u shënjestruan nga hakerat të shtunën, duke përfshirë faqet e internetit të Ministrisë së Jashtme dhe dy aeroportet e Milanos, duke i vënë ato jashtë veprimit përkohësisht.
Sipas një zëdhënësi të “Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Italisë”, sulmet e ashtuquajtura “Mohimi i Shërbimit i Shpërndarë”, dyshohet se është bërë nga një grup pro-rus.
Zëdhënësi shtoi se agjencia ofroi ndihmë të shpejtë për institucionet dhe firmat e synuara, duke neutralizuar sulmin në më pak se dy orë.
Në të tilla sulme, hakerat përpiqen të vërshojnë një rrjet me vëllime jashtëzakonisht të larta, me synim për të krijuar trafik në të dhënat, në mënyrë që të paralizojnë atë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires