top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULMI RUS NË VENDLINDJEN E PRESIDENTIT TË UKRAINËS VOLODIMIR ZELENSKI - KRIVI (KRYVYI) RIH - LA 18 TË VDEKUR; MES TYRE 9 FËMIJË; 60 VETA U PLAGOSËN | U SHPALLËN 3 DITË ZIE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 5
  • 1 min read

Krivi (Kryvyi) Rih, Ukrainë | Tre ditë zie, nga e hëna e 7 prillit deri të mërkurën e 9 prillit, u shpallën në Krivi (Kryvyi) Rih, vendlindja e presidentit Volodimir Zelenski në rajonin e Dnipropetrovsk-ut, në kujtim të viktimave të sulmeve të nisura nga Moska dje.

 

Enti mediatik “Ukrainska Pravda” e shkruan këtë, duke cituar autoritetet lokale.

 

Bilanci i sulmit me raketa të lëshuara dje nga ushtria ruse në një zonë të banuar në Krivi (Kryvyi) Rih është 18 të vdekur, mes të cilëve 9 fëmijë, ndërsa mbi 60 persona u plagosën.

 

Një person tjetër vdiq në një sulm të mëvonshëm me dron në qytet.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page