Orleansi i Ri, Amerikë | Sulmuesi i Orleansit të Ri (New Orleans) bëri një seri video-incizimesh përpara masakrës, duke përfshirë një në të cilën ai pretendon se i është bashkuar ISIS-it.
Këtë e raporton transmetuesi amerikan CNN.
Vrasësi nuk është i dukshëm sepse është errësirë, por autoritetet besojnë se regjistrimet janë bërë ndërsa ai po udhëtonte natën nga Teksasi - ku jetonte - në Luiziana, megjithëse momenti i saktë nuk është ende i qartë.
Në regjistrimet Jabbar i referohet divorcit të tij dhe sesi fillimisht kishte planifikuar të mblidhte familjen e tij për një festë me qëllimin për ta vrarë atë.
Sulmuesi flet gjithashtu për mënyrën se si i ndryshoi planet e tij dhe pretendon se i është bashkuar ISIS-it.
Ai gjithashtu i referohet disa ëndrrave që kishte se pse duhet t'i bashkohej ISIS-it.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments