
Riadi, Arabia Saudite | Sundimtari de fakto i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i ka thënë presidentit rus Vladimir Putin se mbretëria mbështet të gjitha iniciativat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite e bëri të ditur këtë në një deklaratë zyrtare, pasi bisedimet ShBA-Ukrainë në Xhedah (Jeddah) propozuan një armëpushim 30-ditor.
“Mohammed bin Salman, gjatë një bisede telefonike me presidentin Putinin, përsëriti angazhimin e Arabisë Saudite për të lehtësuar dialogun dhe mbështetjen e të gjitha nismave që synojnë arritjen e një zgjidhjeje politike”, tha ministria e Jashtme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios