top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUPER SKANDAL: MJEKU GENC BYRAZERI TE KOMISIONI PARLAMENTAR I STERILIZIMIT | ISHIM SI AFRIKË SUB-SAHARIANE DHE KA PASUR SHUMË VDEKJE NGA NDOTJA SEPTIKE E SALLAVE KIRURGJIKALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 24, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ishim si Afrikë sub-sahariane”, tha mjeku Genc Byrazeri, në Komisionin hetimor parlamentar për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi.

 

Ish-anëtari i Komisionit të tenderit të sterilizimit, mjeku Genc Byrazeri, në dëshminë e tij para komisionit hetimor parlamentar ka deklaruar se ka kërkuar mbylljen e disa sallave kirurgjikale.

 

Ai ka bërë një deklaratë duke thënë se si pasojë e ndotjes së sallave kirurgjikale ka pasur shumë vdekje.

 

Kam dhënë dorëheqjen pas përfundimit të fizibilitetit. Kontributi im, theksimi i rëndësisë së kontrollit e parandalimit të infeksioneve nosokoniale, që përfshijnë jo vetëm shërbimet spitalore. Kontributi im më shumë se kontribut ka qenë premisë.


Kemi kontaktuar ish-ministrin Halim Kosova për ta sensibilizuar për nevojë urgjente për mbylljen e disa sallave kirurgjikale, të cilat dolën me ndotje: Shkalla ORL, shkalla mikrobike 43 përqind Urgjenca e kirurgjisë 2/3, kirurgji 40%.


Nuk ka vend për diskutim. Ishim si Afrikë subsahariane. Ka pasur shumë vdekje si pasojë e gjendjes septike”, tha mjeku Byrazeri.

 

Deklarat e tij shkaktoi reagime në komision hetimor parlamentar, si nga kryetarja e komisionit, deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albana Vokshi, ashtu edhe nga deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Plarent Ndreca.

 

Deputetja Vokshi ka deklaruar se një përcaktim i tillë është i rëndë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page