SUPER-SKANDAL: POLICISË BASHKIAKE TË TIRANËS I ËSHTË BËRË SYRI BAKËR PËR PARE TË THATA: 200 € GJOBË QYTETARIT SEPSE KRASTITI PEMËT QË I KISHTE MBJELLË VETË PËR TË GJELBËRUAR LAGJEN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Lagjja “1 Maji”, Tiranë, Shqipëri | Policia Bashkiake e Tiranës i shqiptoi gjobë në vlerën e njëzet mijë lekëve të rinj (200 €) një qytetari.
Ai u akuzua për kundravajtje administrative (krastiti disa degë pemësh, të cilat, i kishte mbjellë vetë për të gjelbëruar territorin në funksion të interesit publik, tek vendi i njohur rëndom si “Trekëndëshi i 1 Majit”).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments