SUPER TENSIONIM I KLIMËS POLITIKE: PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË VENDOSI TË NDËRPRESË PA AFAT TË GJITHA MARRËDHËNIET ME INSTITUCIONET SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËRFSHIRË PARLAMENTIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 27, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Partia Demokratike e Shqipërisë vendosi të shpërfillë zyrtarisht dhe të ndërpresë pa afat të gjitha marrëdhëniet me institucionet shtetërore të vendit, një masë drastike që krijon një klimë edhe më të rënduar në arenën tejet të keqe politike shqiptare.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi tha sot pasdite në një dalje për mediat se opozita ka vendosur të mos ketë më asnjë raport institucional me Parlamentin, komisionet e tij dhe institucionet e tjera, pa dhënë detaje teknike si do të funksionojë kjo skemë bojkoti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments