top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUPERKOMPJUTERI I PARË QË SIMULON TRURIN E NJERIUT PRITET TË HYJË NË FUNKSION SË SHPEJTI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 22, 2023
  • 2 min read

Sidnei, Australi | Një ekip shkencëtarësh, ka njoftuar se do të përfshijë superkompjuterin e parë në botë, të krijuar për të imituar rrjetin nervor, të trurit të njeriut.

Studiuesit në Universitetin e Uestërn Sidnei (Western Sydney), në Australi, njoftuan se superkompjuteri, i quajtur DipSauth (DeepSouth), është i aftë të imitojë një rrjet neuronesh me 228 trilionë operacione sinaptike në sekondë, duke e vendosur performancën e tij afër asaj të fuqisë operative të trurit të njeriut.

Ekipi i shkencëtarëve beson se dizajnimi i një superkompjuteri të krahasueshëm në shkallë, dhe fuqi, me trurin e njeriut, do të çojë në një kuptim më të mirë, se si truri ynë kryen llogaritje.

Shumica e studiuesve që projektojnë superkompjuterë, i bazojnë ato në fuqinë e papërpunuar kompjuterike, por, meqenëse ekipi pas DipSauth (DeepSouth) po përpiqet të përsërisë rrjetin nervor të trurit, një dizajn i tillë do të thotë se do të jetë më efikas, më pak i uritur për energji, dhe ka të ngjarë më i lirë.

Studiuesit besojnë se krijimi i një superkompjuteri të simuluar të trurit, do të ketë implikime të përhapura, pasi më shumë kuptohet se si funksionon truri.

Besohet se superkompjuteri i ri, mund të çojë në zhvillimin e aplikacioneve kompjuterike të nivelit të trurit, në fusha të ndryshme, duke përfshirë sensorët, biomjekësinë, robotikën, hapësirën, dhe aplikacionet e inteligjencës artificiale në shkallë të gjerë.

Përparimet në të kuptuarit tonë, se si truri llogarit duke përdorur neurone, pengohet nga paaftësia jonë për të simuluar rrjete të ngjashme me trurin, në shkallë. Simulimi i rrjeteve nervore në kompjuterë standardë, duke përdorur njësitë e përpunimit grafik (GPU), dhe njësitë e përpunimit qendror, me shumë bërthama (CPU), është gjithashtu i ngadalshëm dhe intensiv i energjisë. Sistemi ynë do ta ndryshojë këtë”, tha profesor van Shaik (Schaik).

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page