top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SVEN GORAN ERIKSONI I CILI ËSHTË I PREKUR NGA KANCERI DHE ËSHTË NË PRAG TË VDEKJES THA: MOS T’JU VIJË KEQ PËR MUA POR KUJDESUNI PËR JETËN TUAJ DHE JETONI | MIRUPAFSHIM.

Stokholm, Suedi | Sven Goran Eriksoni (Eriksson), i cili po lufton kancerin, nuk ka ngurruar t'u thotë lamtumirë të gjithëve, duke dërguar një mesazh shumë të fortë për të gjithë.

 

Dokumentari i Amazon Prime i titulluar “Sven” është në thelb lamtumira e Sven Goran Eriksson ndaj njerëzimit.

 

Suedezi në moshën 76-vjeçare është në fazën e fundit të kancerit dhe është pajtuar plotësisht me idenë se nuk i ka mbetur edhe shumë kohë.

 

Fjala e ish-trajnerit që nuk pushon së qeshuri edhe kur flet për vdekjen, rrënqethëse.

 

Ai do të donte që të gjithë ta kujtonin pozitivisht dhe thjesht kërkoi një gjë: Të gjithë të jetonin jetën e tyre!

 

Kam pasur një jetë të mirë. Mendoj se të gjithë kemi frikë ditën kur vdesim, por jeta është gjithashtu vdekje”, tha ai.

 

Duhet të mësosh ta pranosh ashtu siç është. Shpresojmë që në fund njerëzit të thonë, po, ai ishte një person i mirë, por jo të gjithë do ta thonë këtë.


Shpresoj të më mbani mend si një djalë pozitiv që u përpoq të bënte më të mirën. Mos u trishto, vazhdo të buzëqeshësh. Faleminderit për gjithçka, trajnerë, lojtarë, njerëz, ishte fantastike. Kujdesuni për veten dhe kujdesuni për jetën tuaj. Dhe jetoni. Mirupafshim”, tha ai në fund të fjalës së tij.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page