top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SË SHPEJTI APLIKACIONI “X” DO TË GJENDET EDHE NË APLIKACIONET E AUTOMJETVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 1, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Z. Illën Mask (Elon Musk) ka zbuluar qëllimin e tij për të zhvilluar një aplikacion që lejon përdoruesit të aksesojnë rrjetin shoqëror virtual Iks (X), ish-Twitter, përmes ekraneve të makinave të tyre, madje, duke marrë parasysh postimet e mundshme nga automjetet Tesla. Koncepti ngjalli reagime të përziera, me shqetësime të ngritura për shpërqendrimet e drejtimit të automjetit. Kritikët shprehën frikën e aksidenteve, dhe tallen me propozimin e z. Mask (Musk). Themeluesi i SpaceX, i cili e riemëroi Twitter si Iks (X) në muajin korrik, ka qenë i njohur për idetë inovative.

Së fundmi ai njoftoi heqjen e ardhshme të markës Twitter dhe të logos së saj, duke synuar të integrojë mesazhet, mediat sociale dhe pagesat në një super aplikacion gjithëpërfshirës të quajtur X Corp. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox





Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page