SË SHPEJTI PRITET FILLIMI I NDËRTIMIT TË STACIONIT NDËRKOMËTAR HAPËSINOR PRIVAT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 7, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Voyager Space, një kompani amerikane e sipërmarrjes hapësinore, dhe Airbus, një firmë e njohur e hapësirës ajrore, njoftuan së fundmi bashkëpunimin e tyre për të ndërtuar një version privat të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Airbus do të jetë partneri kryesor përgjegjës për zhvillimin, ndërtimin dhe funksionimin e postës kërkimore orbitale.
Qëllimi është të zgjerohet përfshirja e Evropës në këtë projekt ambicioz hapësinor, dhe Starlab është ndër tre konceptet private të dizajnuara për të zëvendësuar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor të vjetër.
“NASA” planifikon të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në vitin 2030, dhe do të mbështetet në kompanitë private për kërkime të ardhshme në orbitën e ulët të Tokës.
Starlab pritet të vendoset rreth vitit 2028.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentarios