SË SHPEJTI VJEN FILMI PËR ILLËN MASKUN (ELON MUSK).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 11, 2023
- 1 min read

Holliud, Amerikë | Jeta e njeriut të momentit, miliardierit Illën Mask (Elon Musk) do të bëhet edhe film.
Këtë e ka konfirmuar enti mediatik Reporteri i Holliudit (The Hollywood Reporter), duke saktësuar se filmi do të prodhohet nga A24, dhe do të drejtohet nga z. Derën Erënoufskai (Darren Aronofsky).
Filmi do të bazohet në biografinë e z. Uolltër Aiseksëun (Walter Isaacson).
Një njoftim që vjen në fund të konkurrencës së ashpër për të siguruar opsione në librin e z. Aiseksëun (Isaacson), botuar nga Saimën & Shastër (Simon & Schuster).
Për të shkruar biografinë e tij, autori e ndoqi z. Mask (Musk) për dy vjet, duke marrë pjesë në takimet e tij, duke vizituar kompanitë e tij, dhe duke u përfshirë në intervista shumë të gjata me manjatin, familjen, miqtë e tij, por, edhe armiqtë e tij.
Z. Aiseksëun (Isaacson) kishte shkruar gjithashtu biografinë e z. Stiv Xhëubs (Steve Jobs), e cila, më vonë u bë një film, nga z. Deni Boill (Danny Boyle), me z. Maikëll Fesbendër (Michael Fassbender).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires