top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TAJFUNI SHANSHAN: 3 TË VDEKUR DHE NJË I ZHDUKUR NË JAPONI | 2 VETA KANË MBETUR TË PLAGOSUR RËNDË: SHPEJTËSIA E ERËS 250 KM/ORË.

Tokio, Japoni | Të paktën tre veta u vranë dhe një i katërti u zhduk mëngjesin e sotëm në Japoninë jugperëndimore, për shkak të tajfunit Shanshan, i cili goditi prefekturën Kagoshima, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra me shpejtësi mbi 250 kilometra në orë”, bëri të ditur kreu i kabinetit, Joshimasa Hajashi (Yoshimasa Hayashi).

 

Meqenëse ky tajfun lëviz ngadalë, sasia totale e shiut mund të jetë mjaft e madhe”, tha z. Hajashi gjatë një konference për shtyp, duke vënë në dukje se dy veta u plagosën rëndë.

 

Autoritetet kishin raportuar më herët 26 të plagosur dhe më shumë se 100 ndërtesa të dëmtuara në qytetin bregdetar të Majazakit (Miyazaki) dhe 9 të plagosur në Kagoshima, aty pranë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page