
Paris, Francë | Rreth tridhjetë vende do të marrin pjesë sot pasdite në takimin e promovuar nga presidenti francez Emanuel Makron i shefave të shtabit të ushtrive evropiane dhe NATO-s, i ashtuquajturi “Koalicioni i të vullnetshmëve”, të gatshëm për të garantuar kushtet për një paqe të ardhshme në Ukrainë.
I organizuar në margjinat e Forumit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Parisit, i planifikuar nga sot në pasnesër në Shkollën Ushtarake (Ecole Militaire), takimi po organizohet në koordinim të ngushtë me komandën ushtarake të NATO-s e cila ka qenë e lidhur me nismën, siç raporton vetë presidenti francez Makron.
Presidenti pritet në kompleksin monumental historik në zemër të Parisit në orën 17:30.
Në fund të fjalës së tij, presidenti Makron do të ketë një takim me pjesëmarrësit.
“Ngjarja - specifikon Pallati Elize (Elysée) - do të mbahet me dyer të mbyllura”.
Nesër, sërish në Paris, është planifikuar një takim i ministrave të mbrojtjes të Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për të koordinuar veprimet e tyre dhe mbështetjen për Kievin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments