Porto Alegre. Brazil | Murgesha Inah Kanabarro Lukas (Canabarro Lucas), një murgeshë braziliane, 116 vjeçe e 211 ditë, u bë personi më i vjetër në planet pas vdekjes më 29 dhjetor të paraardhëses së saj, japonezes Tomiko Itooka, e lindur 16 ditë para saj.
Titulli iu dha asaj nga Longeviquest, organizata që gjurmon grupin e përzgjedhur të atyre që kanë arritur të mbushin 110 vjeç.
Marsin e kaluar, murgesha tereziane - e njohur si “Motra Inah” - u emërua murgesha më e vjetër në botë nga Grupi i Kërkimeve Gerontologjike, edhe si personi më i vjetër në Brazil dhe Amerikën Latine.
E lindur më 8 qershor të vitit 1908 në Shën Fransisko (São Francisco) de Assis, murgesha Inah Kanabarro Lukas (Canabarro Lucas) jeton në një manastir të Motrave Tereziane në Porto Alegre.
“Ajo u shtrua së fundmi në spital, tha nipi i saj - 84-vjeçari Kleber Kanabarro (Cléber Canabarro”, për gazetën Folha de S.Paulo.
“Ajo kishte dhimbje, kështu që ata bënë disa analiza dhe zbuluan se ajo nuk kishte asnjë sëmundje. E gjitha është pasojë e jetëgjatësisë së saj”, shpjegoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments