top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TELESKOPI HAPËSINOR EUKLID DËRGOI PAMJET E PARA TË UNIVERSIT TË ERRËT.


Paris, Francë | Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka publikuar imazhet e para me ngjyra të marra nga teleskopi hapësinor Euklid (Euclid), të cilat, “gjuajnë” materien e errët dhe energjinë e errët.


Pesë pamjet, të publikuara në ueb, tregojnë Universin e errët dhe të largët, të dukshëm për herë të parë, në një mënyrë verbuese.


ESA shpjegoi: “Asnjëherë më parë një teleskop nuk ka qenë në gjendje të krijojë pamje kaq të mprehta astronomike mbi një zonë kaq të madhe të qiellit, dhe të shikojë kaq larg, në Universin e largët.


Sipas shkencëtarëve, Euklidi është i gatshëm të krijojë hartën më të madhe 3D të Universit të parë ndonjëherë, e cila, mund të lejojë zbulimin e disa prej mistereve më të fshehura të universit tonë.


Në fakt, 95% e kozmosit tonë duket se përbëhet nga këto entitete të errëta, por, deri më tani, shkencëtarët nuk e kanë kuptuar se çfarë janë ato, dhe pse prania e tyre shkakton ndryshime delikate në univers.


Euklidi u nis më 1 korrik 2022, me një SpaceX Falcon 9, dhe po punon 1.5 milionë kilometra mbi Tokë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page