top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TELESKOPI HAPËSINOR XHEIMS UEB KA IDENTIFIKUAR VRIMËN E ZEZË MË TË VJETËR DHE MË TË LARGËT NË GALAKTIKËN GN-Z11.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 21, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Teleskopi Hapësinor Xheims Ueb (James Webb) JWST ka identifikuar vrimën e zezë më të vjetër dhe më të largët në galaktikën GN-z11, e vendosur 13.4 miliardë vite dritë larg.

Kjo vrimë e zezë grabitqare, që ekziston vetëm 400 milionë vjet pas Big Bengut, është rreth 6 milionë herë më e madhe se masa e diellit.

Zbulimi, i përshkruar si një “hap gjigant përpara”, nga udhëheqësi i ekipit Roberto Maiolino, sfidon teoritë aktuale mbi rritjen e shpejtë të vrimave të zeza supermasive.

Ndjeshmëria e shtuar e JWST, veçanërisht në infra të kuqe, hap rrugë të reja, për të eksploruar fazat e hershme të universit.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page