top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TENSIONE DIPLOMATIKE MES ALGJERISË DHE FRANCËS | ALGJERI DËBOI 12 DIPLOMATË PAS ARRESTIMIT NË FRANCË TË DISA SUBJEKTEVE TË DYSHUAR PËR AKT KRIMINAL DHE TERRORI TË KRYER NË PARIS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot kritikoi ashpër vendimin e Algjerisë dje për të dëbuar 12 zyrtarë diplomatikë francezë, duke e quajtur vendimin të mjerueshëm dhe duke thënë se nuk do të jetë pa pasoja.

 

Nëse Algjeria zgjedh të përshkallëzohet, ne do të përgjigjemi me vendosmërinë maksimale”, shtoi ai.

 

Ministria e Jashtme e Algjerisë tha dje se kishte shpallur non grata 12 shtetasit pas arrestimit në Francë të një zyrtari konsullor algjerian, një akt frikacak që Algjeri ia atribuoi ministrit të Brendshëm francez Bruno Retilio (Retailleau).

 

Ministri Barrot më pas mbrojti ministrin Retilio (Retailleau), duke thënë se ministri nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje, e cila, është vetëm gjyqësore.

 

Prokurorët francezë të premten akuzuan tre algjerianë, përfshirë një zyrtar konsullor, për përfshirje në rrëmbimin e vitit 2024 të kundërshtarit të qeverisë algjeriane Amir Boukhors, në një periferi të Parisit.

 

Personat, të proceduar edhe për bashkëpunim kriminal terrorist, u vendosën në paraburgim.

 

Për dekada, marrëdhëniet midis Parisit dhe Algjerit kanë qenë të tensionuara diplomatikisht dhe mosmarrëveshja e re vjen në një kohë delikate, duke nënvizuar vështirësitë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page