THELLOHET SKANDALI: GAZETA “WP” DENONCOI SE DISA ANËTARË TË KËSHILLIT TË SIGURISË KOMBËTARE ( + KËSHILLTARI MAIK UOLLC) KANË PËRDORUR LLOGARITË E TYRE NË GMAIL PËR KOMUNIKIME QEVERITARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 1
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Disa anëtarë të këshillit të sigurisë kombëtare të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), duke përfshirë këshilltarin Maik Uollc (Mike Waltz), kanë përdorur llogaritë e tyre në Gmail për komunikime qeveritare.
Gazeta Washington Post raporton, duke cituar burime që thonë se një zyrtar që punon me z. Uollc (Waltz) ka përdorur shërbimin e emailit të Google për biseda shumë teknike me kolegë nga agjenci të tjera.
Z. Uollc (Waltz), nga ana tjetër, i merrte takimet dhe dokumentet e tjera të punës në llogarinë e tij në Gmail.
Z. Uollc (Waltz) tashmë është nën kritika për rolin e tij në skandalin Çetgeit (Chatgate), ku ai futi një gazetar në një bisedë me kreun e Pentagonit dhe zyrtarë të tjerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments