top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“TIK-TOK” AKUZOHET SE VJEDH TË DHËNAT DHE IA DËRGON PARTISË KOMUNISTE TË KINËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 26, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | TikTok po përballet me sfida në mbarë botën me rregullatorët që përpiqen të kufizojnë apo edhe të ndalojnë aplikacionin. Por, tani, një kthesë e re është shfaqur: një raport sugjeron se qeveria amerikane i bëri një ofertë të pazakontë TikTok-ut për ta mbajtur atë të funksionojë në vend. Komiteti për Investimet e Huaja në Shtetet e Bashkuara (CFIUS) thuhet se propozoi një marrëveshje verën e kaluar. Marrëveshja do t'i jepte qeverisë amerikane akses të jashtëzakonshëm në funksionet e brendshme të TikTok-ut, duke shkaktuar shqetësime për privatësinë, dhe lirinë e fjalës. Marrëveshja do t'i lejojë agjencitë të monitorojnë objektet, të dhënat dhe serverët e TikTok-ut në SHBA, me një njoftim minimal paraprak, dhe të vënë veton ndaj punësimit të çdo ekzekutivi, të përfshirë në organizatën kryesore, të sigurisë së të dhënave të TikTok-ut në SHBA. Të dyja administratat amerikane, si ajo e presidentit të shkuar, ashtu edhe ajo e atij të tanishmit, argumentuan se mbikëqyrja ishte për mbrojtje, por, kritikët shqetësohen për abuzimin e mundshëm të pushtetit.


Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page