TINGULLI I LIRISË (SOUND OF FREEDOM) | FILMI QË PO BËN BUJË NË AMERIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 20, 2023
- 2 min read
Updated: Jul 20, 2023

Nju Jork, Amerikë | Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një film që për habinë e të gjithëve, po korr fitime të shpejta finaciare. Titullohet “Sound of Freedom”, dhe ka kushtuar 15 milionë $. Vetëm në fundjavën e hapjes ka grumbulluar tashmë 40 milionë $, madje ka mposhtur “Indiana Jones”-in e fundit.
“Sound of Freedom” bazohet në historinë e vërtetë të z. Tim Ballard, një agjent i Sigurisë Kombëtare, i cili i ka kushtuar karrierën e tij luftës kundër trafikimit të fëmijëve, në Amerikën e Veriut dhe Jugut.
Forca e filmit qëndron tërësisht në stilin e thatë dhe jo të pakuptimtë, i ngjashëm me një dokumentar, me imazhe të papërpunuara, shpesh të ndriçuara keq, sikur të ishim dëshmitarë të një fragmenti realiteti dhe jo të një trillimi.
Falë këtij stili narrativ, tema qendrore e filmit - trafikimi i fëmijëve për abuzim seksual - shkon drejt e në zemër. Ju nuk mund të mos ndjeni një shqetësim të thellë pasi keni parë edhe sekuencat e para. (Kopje me rezolucion të ulët janë të disponueshme në internet).
Por ka një aspekt tjetër që e bën interesant të gjithë operacionin: filmi (xhiruar në 2018) fillimisht ishte menduar të shpërndahej nga Fox, por kur Fox u ble nga Disney, shefat e Disney vendosën ta “arkivonin” filmin pa e lënë atë në sallë. (Termi teknik është raftim: kur një kompani shpërndarëse, vlerëson se filmi do të kushtonte më shumë për të promovuar shpërndarjen, sesa mund të fitonte nga shfaqja, ajo e dërgon atë direkt në arkiv, pa e shfaqur kurrë në një kinema të vetme).
“Raftimi” është gjithashtu një operacion klasik që përdoret kur përmbajtja e filmit mund të jetë e bezdisshme për disa elita njerëzish (ata e blejnë atë për ju, dhe e hedhin në një dollap).
Në atë moment producentit Eduardo Verastegui, iu desh të luftonte për më shumë se një vit për të blerë të drejtat e filmit, dhe kur më në fund gjeti financimin, “Sound of Freedom” doli në kinema.
Por në atë moment filluan kritikat, të cilat mund t'i gjeni kudo në rrjet: filmi - thonë disa komente – “është shumë i ndryshëm nga realiteti”, “nuk është historikisht i saktë”, apo edhe “kujton disa tema konspirative afër Qanon”. (referenca për Pizzagate është e qartë).
Me pak fjalë, më në fund del një film i cili denoncon nga afër shtrirjen dhe përhapjen e një problemi siç është trafikimi i të miturve për qëllime seksuale, dhe befas shfaqen dhjetëra kritikë filmi të cilët në vend që ta lavdërojnë,duan t’i gjejnë një cen me çdo kusht.
Kush e di kush i paguan?
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.
Comments