TIRANË: JOZEFIN MARKU U PROCEDUA PENALISHT NË GJENDJE TË LIRË: AKUZOHET SE USHTROI DHUNË FIZIKE NDAJ BESART KELMENDIT (GJESTI) GJATË NJË TRANSMETIMI TË DREJTPËRDREJTË TELEVIZIV.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 13
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Jozefin Marku (i njohur si “Jozi”).
Ai akuzohet se ushtroi dhunë fizike ndaj z. Besart Kelmendi (i njohur si “Gjesti”).
Vepra penale u krye në transemtim të drejtpërdrejtë televiziv (gjatë spektaklit “Big Brother Vip Albania”).
Gjatë intervistimit nga autoritetet e procedimit penal z. Marku deklaroi se: “Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më”.
Ndaj z. Marku u ushtrua masa e ndalimit policor për disa orë deri në përfundimin e procedurave penale dhe më pas u lirua mëngjesin e sotëm.
Hetimi penal paraprak ndaj tij do të kryehet në gjendje të lirë.
Në varsësi të aktit të ekspertimit të lëshuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ndaj tij mund të dërgohen në gjykatë akte proceduriale penale për shkelje penale të parashikuara si:
1- “Neni 89 - Plagosja e lehtë me dashje | Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.
2- “Neni 90 - Dëmtime të tjera me dashje | Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments