TIRANË: AKSIDENT RRUGOR PËRGJATË RRUGËS SË ARBRIT (NË TUNELIN E MURRIZIT) | 3 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Një aksident rrugor kishte ngjarë përgjatë Rrugës së Arbrit (në Tunelin e Murrizit).
Janë plagosur disa veta, të cilët, u dërguan drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftim | Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments