TIRANË: BANESËS SË TONIN QAFËS IU VENDOS LËNDË PLASËSE | NUK KA VIKTIMA; AS TË LËNDUAR; DËME MATERIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 2
- 1 min read

Rruga “Besnik Hidri”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Pronës së patundshme (banesë) të z. Tonin Qafa iu vendos lëndë plasëse.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 00:35, të datë 2 prill të vitit 2025, në portën e jashtme të banesës.
Njoftim | Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments