TIRANË: FORTLUMTURIA E TIJ JOAN PELUSHI U FRONËZUA SI KRYEPESHKOP I TIRANËS + DURRËSIT + I MBARË SHQIPËRISË | URIME!
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 4 min read

Tiranë, Shqipëri | Sot, në Tiranë, në Katedralen Ngjallja e Krishtit u zhvillua ceremonia e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joan Pelushi si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
“Falenderojmë dhe nderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit në trevat ku jetojmë, një listë e gjatë të cilën do ta kujtojmë me nderim e mirënjohje.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX kisha u përball me persekutimin e egër komunist.
E gjitha infrastruktura materiale e shpitërore u shkatërruar pjesërisht apo plotësisht.
Kishat e shkatërruan nga themelet (…) Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit.
Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara.
Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjegjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë”, deklaroi Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan.
Fortlumturia e Tij Joan bëri publike shtatë shtylla themelore të misionit të tij të ri si kreu i Kishës Shqiptare:
1- Ruajtjen e Traditës së Shenjtë.
2- Forcimin e unitetit brenda Kishës.
3- Ruajtjen e ekuilibrit midis “Ungjillit të Mbretërisë” dhe “Ungjillit Social”.
4- Mbrojtjen e vlerave të martesës dhe të familjes.
5- Ruajtjen dhe forcimin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
6- Nxitjen e rinisë për të dashur atdheun e tyre dhe për të mos e braktisur atë.
7- Kultivimin e marrëdhënieve me të gjitha Kishat dhe bashkësitë e tjera fetare.
“Personalisht do të përpiqem me gjithë fuqinë time t’i shërbej grigjës që më është besuar nga Perëndia, duke pasur gjithmonë parasysh fjalët e Zotit se 'Biri i njeriut nuk erdhi për t’u shërbyer, por për të shërbyer'”, tha Fortlumturia e Tij Johan.

Në ceremoni morën pjesë:
1- Përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.
2- Përfaqësues të lartë të shtetit grek.
3- Delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës.
4- Delegacion nga Vatikani, ku bënte pjesë kryepeshkopi Flavio Paçe (Pace).
Shteti shqiptar u përfaqësua nga:
1- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.
2- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali.
3- Zv/Kryeministrja Belinda Balluku.
4- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
5- Deputetë dhe ministra.
Palë politike me statusin e pjesëmarrësit ishte edhe z. Sali Berisha (deputet dhe kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë).
Shteti grek u përfaqësua nga:
1- Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias.
2- Ministrja e Arsimit, Sofia Zakharaqi (Zacharaki).
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj uroi Fortlumurinë e tij Joan për ngjitjen në fronin më të lartë të Kishës së Udhës së Drejtë të Mëvetësuar (Ortodokse Autoqefale) Shqiptare duke e quajtur këtë ditë si historike për Autoqefalinë e saj dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.
“Vazhdoftë denjësisht udhën e Fan Nolit, Anastasit dhe gjithë paraardhësve të Tij! Përmbushtë me ndriçim, hir e urtësi misionin e Tij hyjnor si bari i grigjës së besimtarëve ortodoksë, në shërbim të njerëzve, jetës shpirtërore, lumturisë dhe harmonisë”, deklaroi kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali.
Nga Kishat Orthodhokse morën pjesë Mitropolitët:
1- Emanuel i Kalqedonës dhe Serapioni i Paramithisë, Filiatëve dhe Gjiromerit (nga Patriarkana Ekumenike).
2- Serafimi i Zimbabvesë dhe Angolës (nga Patriarkana e Aleksandrisë).
3- Ignati Al-Houshi i Francës, Evropës Perëndimore dhe Jugore (nga Patriarkana e Antiokisë).
4- Nektari i Anfidonit (nga Patriarkana e Jerusalemit).
5- Nestori i Korsunit dhe Evropës Perëndimore (nga Patriarkana e Rusisë).
6- Theodhosi i Rashkës-Prizrenit dhe Arsenio i Nishit (nga Patriarkana e Serbisë).
7- Nifoni i Tërgovishtit (nga Patriarkana e Rumanisë).
8- Serafimi i Nevrokopit dhe Grigori i Vracës (nga Patriarkana e Bullgarisë).
9- Gerasimos Sarasenicze i Zugdidit dhe Çaisit (nga Patriarkana e Gjeorgjisë).
10- Peshkopi Kristofor i Karpasias (nga Kisha e Qipros).
11- Justini i Krenës së Re, Athanasi i Sisanit dhe Siatistës, Nektari i Korfuzit, Kaliniku i Kosturit (nga Kisha e Greqisë).
12- Peshkopi Pavllo (Tokajuk) (nga Kisha e Polonisë).
13- Kryepeshkopi Gjergji i Mihalovcës dhe Kosicës (nga Kisha e Çekisë dhe Sllovakisë).
14- Josifi i Tetovës dhe Gostivarit dhe Jakovi i Shtipit (nga Kisha e Maqedonisë së Veriut).
15- Nikodhimi i Bostonit (nga Kisha Orthodhokse e Amerikës - OCA).
16- Priftmurgu Irine i Patriarkanës së Jerusalemit.
17- Arqimandriti Irine përfaqësoi patriarkanën e Serbisë.
18- Arqimandriti Andrea përfaqësoi Patriarkanën e Moskës.
KUSH ËSHTË FORTLUMTURIA E TIJ KRYEPESHKOPI JOAN?
Ai është pagëzuar civilisht me emrin Fatmir Pelushi.
Ka lindur në Tiranë në vitin 1956.
Ai u pagëzua fshehurazi në vitin 1979, gjatë periudhës së persekutimeve, nga At Kozma Qirjo, i cili më vonë u bë Peshkopi i Apollonisë.
Ndoqi studimet në degën e Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.
Ndoqi studimet në Fakultetin Teologjik të Kryqit të Shenjtë në Boston, ku u dallua për rezultatet e tij të shkëlqyera.
U dorëzua dhjak dhe prift në vitin 1994.
Në vitin 1998 u zgjodh Mitropolit i Korçës, detyrë kishtare të cilën e ushtroi për njëzet e shtatë vjet, duke zhvilluar një veprimtari të pasur baritore, shpirtërore dhe shoqërore.
Përfaqësoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë konferenca dhe bashkëbisedime ndërorthodhokse.
Ka shkruar e përkthyer botime teologjike në gjuhën shqipe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit












Comments